“Roland Garros”, Nadal e Federer kalojnë në raundin e tretë

Tenis

“Roland Garros”, Nadal e Federer kalojnë në raundin e tretë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:26
Federer dhe Nadal

Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk hasën shumë vështirësi në kualifikimin për në raundin e tretë të “Roland Garros”. Tenisti spanjoll eliminoi gjermanin Yannick Maden, teksa e mundi me rezultatin 3-0. Maden u mundua t’i rezistojë lojës së Nadalit, që kërkon titullin e 12 në turneun parizien, por ishte e pamundur. Tenisti nga Majorka, që pas pak ditësh do të festojë 33-vjetorin e tij të lindjes, i fitoi setet 6-1, 6-2 dhe 6-4. Edhe Roger Federer u përball me një tenist gjerman në raundin e dytë, Otten, të cilin e mundi me rezultatin 3-0. Numrit 3 të renditjes botërore iu deshën 1 orë e 36 minuta për të mbyllur llogaritë e sfidës, me zviceranin që i fitoi setet 6-4, 6-3 dhe 6-4. Biletën për në raundin e tretë e preu edhe amerikania Sloan Stephens, që mundi spanjollen Sorribes Tormo 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat