Skandaloze, Felisiano Lopez akuzohet për trukim - Bota Sot
Skandaloze, Felisiano Lopez akuzohet për trukim

Tenis

Skandaloze, Felisiano Lopez akuzohet për trukim

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:57
Felisiano Lopez

Në ndeshjet e trukuara të tenisit në Spanjë , kishte edhe një përballje në dyshe. Në mesin e të arrestuarve është futbollisti Raul Bravo, ndërsa tani ka dal edhe një emër i madh i tenisit spanjoll si pjesë e trukimeve. Sipas mediave në Spanjë, nën dyshim është përballja në dyshe, ku janë tenistët spanjoll Mark dhe Felisiano Lopez që humbën takimin me Patrik Smit dhe Met Rid me rezultat 1-3 në sete, në raundin e parë të turneut “Uimbëlldon 2017”. Sipas mediave spanjolle policia ka materiale, ku dëgjohet futbollistët se si inkurajojnë personin e tretë që të vë bast për disfatën e tenistëve spanjoll. Mirëpo në turneun në Kuins, Felisiano Lopez , përmes një kumtese, hodhi posht akuzat për përfshirjen e tij në këto aktivitete kriminale. Të njëjtën e bëri edhe kolegu i tij në dyshe, Mark Lopez, duke potencuar se asnjëherë nuk ka takuar personat e akuzuar për trukimin e ndeshjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...