Rafael Nadal është "përbindësh"! Spanjolli ka fituar pastër 3-0 kundër Joao Sousas në raundin e 1/16 të Wimbledon. Spanjolli mbylli gjithçka shumë thjeshtë 6-2, 6-2, 6-2.
Rezultat i njëjtë në çdo set që i jep mundësi Rafas të kalojë në çerekfinalet e këtij kompeticioni. 33-vjeçari ishte në një ditë shumë të mirë dhe nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit të reagonte.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe Nadal e Federer do të fitojnë ndeshjet e tyre do të kemi një gjysmëfinale epike mes dy tenistëve më të mirë të historisë.