Fitorja e parë e Kosovës në Davis Cup

Tenis

Fitorja e parë e Kosovës në Davis Cup

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:57
Fitorja e parë e Kosovës në Davis Cup

Kombëtarja e Kosoves ne tenis sot, per herë të parë në historikun e saj të shkurtër të pjesëmarrjes në garat zyrtare ndërkombëtare, arriti fitore të përgjithshme kundër një shteti tjeter.

Kjo fitore u arrit në garat e Grupit IV në kuadër të Kampionatit Botëror për meshkuj, i quajtur Davis Cup.

Granit Bajraliu dhe Genc Selita në meçin vendimtar kundër dyshes nga Andorra përmbysën rezultatin dhe mbyllën ndeshjen me rezultat 6:7 (5) 6:3 6:4.

Më herët, ne meçin e parë Genc Selita u mposht nga Eric Cervos Nouger 3:6 4:6, ndërkaq kampioni i shumëfishtë i Kosovës Granit Bajraliu fitoi 7:6 (4) 6:4 - duke i dhënë kështu rast Kosovës të fitojë në meçin vendimtar në çifte.

Përfaqësuesja është duke garuar në San Marino nën udhëheqjen e përzgjedhësit Jeton Hadërgjonaj. Pjesë e ekipit janë edhe Burim Bytyqi dhe Muhamed Zulji.

Pas kesaj fitoreje Kosova u rendit e 4-ta në kuadër të grupacionit B, dhe neser do të perballet për vendin 7-8 në plasmanin e pergjithshem të Grupit IV për Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat