Osaka e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Tenis

Osaka e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 12:23
Osaka e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Raundi i parë i Grand Slamit të US Open për femra është mbyllur sot pa befasi.Kampionia në fuqi dhe numri 1 në botë, tenistja japoneze Naomi Osaka, fitoi 2-1 me sete (6-4, 6-7, 6-2) ndaj ruses Anna Blinkova.

Oska që në setin e dytë uli ritmin, në fund arriti të triumfojë falë përvojës së saj. Nuk zhgënjen as tenistja rumune Simona Halep, që avancon më tej pas fitores 2-1 (6-3, 3-6, 6-2) ndaj amerikanes Nicole Gibbs.Lojë me luhatje e Halepi, që është një nga favorite për ta tuar këtë turne.

Në raundin e dytë shkon edhe tenistja daneze Caroline Wozniacki, që mundi 2-1 kinezen Yafan Wang.Fitore me përmbysje e Gauff, që tregoi se edhe në këtë sipërfaqe (çement) ndihet komode. 15-vjeçarja e mundi rusen 18-vjeçare, Anastasia Potapova, 3-6, 6-2, 6-4 në sete.

Befasi është eliminimi i tenistes amerikane Sloane Stephens, fituese e këtij turneu dy vite më parë.Ajo u mund 2-0 nga rusja Anna Kalinskaya. Nga Grand Slami u eliminua edhe bjellorusja Victoria Azarenka, ish-numri 1 në botë, që u mund 2-1 nga patriotja e saj Aryna Sabalenka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat