Rikthehet

Tenis

Rikthehet

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 12:38
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal do ta nisë më herët debutimin e tij sezonal.Numri 1 në botë do të jetë në fushë që ditën e nesërme, në turneun e Mubadala, që zhvillohet në Abu Dhabi.Sipas spanjollit, ky turne është i përshtatshëm për të për të testuar veten në prag të eventeve të rëndësishme.

Nadal e ka fituar 4 herë këtë turne, ku synon të marrë sinjale pozitive.

“Këtu gjithnjë kam kaluar kohë të mirë dhe mendoj se ky është turneu i duhur për të nisur sezonin. Në shumë vite këtu kam luajtur ndeshjen e para sezonale dhe jam ndjerë mirë”, tha Nadal.

Spanjolli do të mbrojë kreun e renditjes, duke nisur nga grand slam i Australian Open, që nis pas një muaji.“Të mbrosh kreun është e vështirë, por jam gati, ndaj pres me padurim debutimin sezonal”, tha Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat