Nadal: Cilësitë e Messit janë ndryshe nga ato të Federerit

Tenis

Nadal: Cilësitë e Messit janë ndryshe nga ato të Federerit

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 11:14
Nadal: Cilësitë e Messit janë ndryshe nga ato të Federerit

Rafael Nadali, numri 1 në botë për meshkuj në tenis, në një intervistë për “Marca” e ka quajtur jo të drejtë krahasimin që bëjnë se ai dhe Roger Federeri janë njësoj si Lionel Messi me Cristiano Ronaldon.

“Nuk ka asnjë shans që të bëhet ky krahasim, pasi janë dy sporte të ndryshme”, ka thënë Nadali.

“Cilësitë e Messit janë ndryshe nga ato të Federerit dhe kjo gjë vlen edhe për mua e Cristiano Ronaldon. Secili ka cilësitë e tij të pakrahasueshme me të një tjetri”, u shpreh më tej tenisti spanjoll.

Në lidhje me idenë për t’u bërë tenisti më i mirë në histori, Nadali ka deklaruar: “Kjo gjë nuk më intereson. Unë jam që tani pjesë e historisë së tenisit dhe jam i lumtur për këtë. Kam punuar shumë që kur isha fëmijë dhe kam ndërtuar karrierën time bazuar te puna, stërvitja dhe sforcoja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat