Nuk bën dallim as Roger Federer

Tenis

Nuk bën dallim as Roger Federer

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 10:47
Nuk bën dallim as Roger Federer

Thuajse të gjithë sportistët e famshëm kanë një dashuri për sportin e skive.

Nuk bën dallim as Roger Federer, legjenda e tenisit, që në një intervistë për mediat ka konfirmuar këtë dashuri për sportin e skive dhe jo vetëm.

Zvicerani, fitues i 20 grand slam, kujton edhe një moment të vështirë kur ishte duke bërë ski në Crans-Montana (Zvicër) bashkë me Marc Rosset.

Federer ka pësuar një aksident të rëndë, që mund t’i kushtonte shumë, ndoshta edhe jetën.

“Ngjarja ka ndodhur gati 20 vite më parë. Pas grand slam të Australian Open shkuan për ski në Crans-Montana. Mbaj mend që bëra një fluturim gati 10 metra dhe rashë keq me shpinë. Humba ekuilibrin dhe rrezikova shumë. Mund të kisha përfunduar si Schumacher”, kujton Federer.

“Nuk e mohoj që u tremba shumë edhe pse isha i ri, adoleshent. Por për fat nuk pata dëmtime të rënda. Që nga ajo ditë jam më i kujdesshëm kur bëj ski dhe i kam limituar këto aventura”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat