Nadal e Djokovic e dominuan botën e tenisit

Tenis

Nadal e Djokovic e dominuan botën e tenisit

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 23:55
Nadal e Djokovic

Tenisti spanjoll dhe ai serb i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam” në vitin 2019.

Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e kanë dominuar botën e tenisit në vitin 2019.

Tenisti spanjoll dhe ai serb gjatë vitit që shkoi i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam”.

Spanjolli ka triumfuar në US Open dhe French Open, kurse serbi në Austalian Open dhe Wimbledon.

Në Australian Open, Djokovic ishte i pandalshëm dhe në finale e mundi pikërisht Nadalin me lehtësi, 3:0 në sete: 6-3, 6-2 e 6-3.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, japonezja Naomi Osaka e mundi çeken Petra Kvitova 2-1 në sete, 7-6, 5-7 e 6-4.

Në French Open, respektivisht Roland Garros, Nadal festoi në fund. Spanjolli e mundi në finale tenistin Dominic Thiem në finalen e përsëritur të vitit 2018. Nadal fitoi 3:1 në sete, 6-3, 5-7, 6-1 e 6-1.

E në konkurrencën e femrave, australiania Ashleigh Barty e fitoi Grand Slamin e parë në karrierë. Ajo e mundi Marketa Vondrousovën në finale me lehtësi, 2:0 në sete, 6–1 e 6–3.

Në Angli, Wimbledoni përfundoi në duart e Djokovicit. Ai e mbrojti titullin e kampionit pasi e mundi në finale zviceranin Roger Federer.

Në një meç legjendar, i cili zgjati 4 orë e 57 minuta, serbi fitoi 3:2 në sete, 7–6, 1–6, 7–6, 4–6, 13–12. Kjo ishte finalja më e gjatë në histori të Wimbledonit.

Në konkurrencën e femrave, Simona Halep e mundi Serena Williamsin në finale 2:0 në sete, 6–2, 6–2. Asaj iu nevojitën vetëm 56 minuta për ta fituar titullin e merituar, raporton Express.

Në US Open, sërish fitues doli Rafael Nadal. Ai në finale e mundi rusin Daniil Medvedev për ta fituar titullin e 19-të të Grand Slamit në karrierë. 33 vjeçari fitoi 3:2 në sete, 7-5, 6-3, 5-7, 4-6 e 6-4.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Bianca Andreescu e fitoi titullin e parë të Grand Slamit në karrierë. Ajo e mundi në finale amerikanen Serena Williams 2:0 në sete, 6-3 e 7-5. Andreescu u bë kanadezja e parë në histori që e fiton një Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat