Tenisti, lëndoi babai e tij dhe qortohet nga nëna

Tenis

Tenisti, lëndoi babai e tij dhe qortohet nga nëna

Më: 7 janar 2020 Në ora: 15:38
Tenisti, lëndoi babai e tij dhe qortohet nga nëna

Tenisti  grek, Stefanos Tsitsipas ka habitur të gjithë me veprimet e tij.

Tsitsipas humbi setin e parë kundër australianit Nick Kyrgios në ATP Cup dhe zemërimin e tij e shprehi duke e hedhur raketën e tij përtoke. E gjithë, kjo ndodhi brenda 20 sekondave

Raketa e tij e tenisit u bë copë-copë dhe një pjesë e saj e lëndoi babanë e tenistit, duke e lënë atë të gjakosur në krahë.

Apostolos ishte i ulur në stol pasi që është pjesë e stafit të trajnerëve të djalit të tij.

Megjithatë, ky  moment nuk përfundoi me kaq, pasi që Stefanos më pas u qortua nga nëna e tij, Julia, e cila u ngrit në këmbë nga tribunat për t’i bërtitur djalit të saj.

Zemërimi i Tsitsipasit nuk përfundoi këtu, pasi që në fund ai e humbi ndeshjen në sete 7-6, 6-7 dhe 7-6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat