Nadal eliminohet nga Australian Open

Tenis

Nadal eliminohet nga Australian Open

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:25
Nadal eliminohet nga Australian Open

Numri një i botës, Rafael Nadal është eleminuar nga Australian Open në çerekfinale nga austriaku Dominic Thiem.

Spanjolli Nadal humbi trillerin në katër sete 7-6, 7-6, 4-6, 7-6. Pasi humbi dy setat e parë, Nadal e fitoi setin e tretë por nuk arriti të tejkalonte servat fantastike nga 26 vjeçari austriak.

Thiem humbi disa “match points” në setin e katërt por në fund arriti të triumfoi ndaj spanjollit Nadal. Takimi zgjati katër orë e 10 minuta.

Të ejtën në gjysmëfinale Thiem do të luaj ndaj gjermanit Zverev.

Nadal fitoi 2 grandslam vitin e kaluar duke arritur 19 tituj në karrierë por Australian Open mbetet një terren i vështirë për të. Ai e ka fituar vetëm një herë këtë trofe në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat