Amerikania Kenin e fiton titullin e Australian Open

Tenis

Amerikania Kenin e fiton titullin e Australian Open

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 14:06
Sofia Kenin

Amerikania Sofia Kenin e arriti qëllimin e saj duke e fituar titullin e saj të parë të Grand Slams, pasi e mposhti spanjollen Garbine Muguruza në finale të Australian Open.

Sofia Kenin triumfoi në finale në tri sete, 4-6 6-2 6-2, kundër dy-herë kampiones së Grand Slams, Garbine Muguruza, në Melbourne Park, të shtunën.

21-vjeçarja kishte bërë emër qysh kur kishte qenë fëmijë, pasi që kishte filluar të luante nëpër ndeshje të shfaqura në televizion qysh në moshën pesëvjeçare, ndërsa jo shumë kohë më vonë kishte filluar të ushtronte me disa yje.

“Ëndrra ime më në fund është bërë realitet”, tha Kenin, tenistja e tetë që shpallet kampione për herë të parë në karrierë në 12 turnetë e fundit të Grand Slams në konkurrencën e vashave.

“Ëndrrat bëhen realitet. Nëse e keni një ëndërr, atëherë mos u dorëzoni sepse do të bëhet realitet një ditë. Këto dy javë kanë qenë dy javët më të mira të jetës time”.

Kenin, e cila i mbushi 21 vjeç në nëntor të vitit të kaluar, është kampionia më e re në moshë e Australian Open që nga rusja Maria Sharapova në vitin 2008.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat