Nadal bie nga pozita e parë nga ranglista e ATP-së

Tenis

Nadal bie nga pozita e parë nga ranglista e ATP-së

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Rafael Nadal

Reketi spanjoll, Rafael Nadal ka rënë nga pozita e parë në ranglistën e përgjithshme të tenistëve.

Para se të mbyllej ’Australian Open’, 33 vjeçari printe me 9985 pikë në total, duke e lënë prapa fituesin e kësaj gare, Novak Djokovic.

Mirëpo, me përfundimin e Australian Open, situata ka ndryshuar. Me renditjen e tanishme rekordmeni i ’Roland Garros’, Nadal,  parakalohet nga  ‘Nole’ për afro 500 pikë në ranglistën e ATP.

Top pesëshja e ATP-së mbyllet me treshen Roger Federer, Dominic Thiem dhe Daniil Medvedev.

Nadal është në mesin e reketëve më të trofeshëm. Në vitrinën e spanjollit  numërojmë: 12 French Opens, 4 US Opens, 2 Wimbeldons dhe 1 Australian Open.

Kujtojmë se në Australian Open-in e sivjetmë, spanjolli nuk arriti të shkojë më larg se gjysmëfinalja, ku u mposht nga belgu Dominc Thiem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat