Kur do të kthehet Murray?

Tenis

Kur do të kthehet Murray?

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 13:45
Andy Murray

Alex Corretja mendon se Andy Murray duhet ta sakrifikojë French Open-in në mënyrë që të jetë i gatshëm për Wimbeldon.

Për ish-trajnerin e amerikanit, është më mirë për Murray që të përgatitet fort për Wimbeldon, kësisoji duhet ta shmangë kompeticionin tjetër, French Open.

‘’Ai duhet të mendojë se secila ndeshje i ndihmon të përmirësohet para Wimbeldon-it, por nuk duhet ta ngarkojë vetën shumë’’, u shpreh ish-trajneri duke aluduar kështu në mospjesmarrjen e britanikut në fushën e ‘Roland Garros’.

Ish-numri një i botës nuk ka mundur të marrë pjesë në Australian Open-in e sivjetmë pas një dëmtimi të gjatë që e ka mbajtur jashtë ‘’sportit të bardhë’’ për më shumë se dy vjet, mirëpo tani është në dyshim nëse do të luajë apo jo këtë vit në French Open, kompeticion ky që ia shkaktoi dëmtimin e gjatë në zonën e plevisit.

Murray dhe Corretja kanë bashkëpunuar për tre vjet(2008-2011), me këtë të fundit që e trajnonte lojtarin.

Në vitrinën e trofeve të britanikut gjejmë: 4 Australian Open, 1 French Open, 2 Wimbeldon dhe 1 US Open.

Që prej lëndimin në vitin 2017, tenisti nuk ka luajtur dhe rrjedhimisht ka pësuar rënie në ranglistën e përgjithshme të ATP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat