Rrëfehet Nadal: Kështu përgatitem për sfidat ndaj Federer dhe Djokovic

Tenis

Rrëfehet Nadal: Kështu përgatitem për sfidat ndaj Federer dhe Djokovic

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, në një intervistë për “AS” shprehet për rivalitetin që ka me Roger Federer e Novak Djokovic dhe mënyrën se si i përgatit për këto sfida.

Për tenistin nga Majorka tashmë këto sfida janë kthyer në normalitet.

“Unë nuk e shoh jetën apo tenisin me zili. Ashtu sikurse nuk e shoh me zili komshiun tim që ka një vilë më të madhe ashtu nuk e shoh me zili as Federer apo Djokovic. Ndaj këto sfida i përgatis në normalitet të plotë, pa ndjerë presion. Ne të tre po realizojmë gjëra që nuk kanë ndodhur më parë, ndaj secili ka pjesën e tij në histori”, tha Nadal.

“Kam bërë detyrën time, nuk kam sakrifikuar shumë gjëra në jetën time për të qenë një tenist i madh, thjesht kam bërë detyrën dhe rolin tim. Për të qenë gjithnjë në majë duhet të jesh vigjilent për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth teje dhe të marrësh vetëm gjërat pozitive”, u shpreh Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat