Pas Sharapovës edhe Serena Williams mendon tërheqjen, ja deklarata surprizë

Tenis

Pas Sharapovës edhe Serena Williams mendon tërheqjen, ja deklarata surprizë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:23
Serena Williams

Një ditë më parë, bota e sportit të tenisit u habit nga deklarata e Maria Sharapova, që deklaroi tërheqjen e saj nga sporti. Gjithsesi, pas bukuroshes ruse një tjetër ikonë e këtij sporti mund të varë “raketën në gozhdë”. Bëhet fjalë për 38-vjeçaren amerikane Serena Williams.

Në një deklaratë për “HuffPost”, tenistja amerikane tha: “Një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Para 5 vitesh nuk imagjinoja se do të luaja ende në këtë moshë. Çdo ditë frymëzohem nga motra ime Venus, më e madhe se unë dhe ende e apasionuar pas sportit”.

“Gjithsesi, nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua në të ardhmen. Unë jam edhe nënë, ndaj kam të tjera angazhime në jetën time. Gjithçkja mund të ndodhë dhe një ditë mund të them krejt papritur mjaft. Impenjimet e shumta mund të më detyrojnë të ndalem”, u shpreh Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat