Askush si Nadal

Tenis

Askush si Nadal

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:27
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi pak ditë më parë në turneun e Accapulco (Meksikë), suksesi i parë sezonal për 34-vjeçarin. Ky triumf pa një të veçantë për Nadal, pasi e bën atë një legjendë në sportin e tenisit.

Ai është tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një trofe në vit prej 17 sezonesh radhazi. Askush tjetër nuk ka arritur të jetë fitues për një periudhë kaq të gjatë. Madje as Federer, që ka fituar të paktën një turne për 15 sezone radhazi.

Spanjolli ka mundësi që ta thyejë edhe më tej këtë rekord nëse vazhdon të luajë edhe vitin tjetër e natyrisht nëse arrin të jetë i suksesshëm.

Nadal ka shumë avantazh në fushat me dhè, që është sipërfaqja e tij e preferuar e ku fiton thuajse në të gjitha turnetë ku merr pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat