Anulohet edhe turneu më i madh i tenisit?

Tenis

Anulohet edhe turneu më i madh i tenisit?

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Wimbledon, turneu më prestigjioz i tenisit në botë, po monitoron gjithashtu krizën shëndetësore, duke mos përjashtuar nevojën për të anuluar edicionin e këtij viti.

Turneu është planifikuar nga 29 qershori deri më 12 korrik dhe për momentin organizatori – AELTC – ende nuk ka marrë një pozicion zyrtar.

Por, përballë pasigurisë aktuale, zëdhënësi i AELTC, Eloise Tyson, ka pranuar se çdo eventualitet është në shqyrtim.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet. Përgatitjet për organizimin e turneut këtë vit vazhdojnë”, tha Tyson, përcjell lajmi.net.

”Por ne duhet të veprojmë me përgjegjësi, në interes të të gjithë shoqërisë. Nëse qeveria na kërkon të anulojmë këtë edicion, sigurimi ynë do të garantojë që ne mund të rimbursojmë mbajtësit e biletave dhe paketave të mikpritjes”.

Historia e Wimbledon, Grand Slam-i i vetëm dhe i fundit që luhet në bar, daton më shumë se 140 vjet dhe nuk është anuluar kurrë në kohë paqeje.

Nëse turneu në Londër mbetet akoma një derë e hapur, ka shumë të ngjarë, që do të luhet turneu tjetër Roland Garros, i planifikuar për maj, siç pranohet nga vetë drejtori i turneut, Guy Forget.

“Unë mendoj se për momentin përparësia duhet të jetë shëndeti i spektatorëve dhe lojtarëve”, tha francezi. ”Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë, por vendimi i fundit do t’i varet qeverisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat