Merret vendimi për Roland Garros

Tenis

Merret vendimi për Roland Garros

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:29
Merret vendimi për Roland Garros

Grand slam i Roland Garros, i planifikuar për të nisur më 24 maj në Paris, është shtyrë. Organizatorët e turneut më të rëndësishëm në fushat me dhè kanë vendosur ta zhvillojnë këtë event të madh në vjeshtë, më datat 20 shtator-4 tetor.

Shkak është bërë përhapja në masë e coronavirus në Francë, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim ekstrem për të mirën e tenistëve dhe spektatorëve.

“Askush nuk mund të parashikojë se si do ta jetë situata më 18 maj, kur nisin eliminatoret e këtij turneu. Situata e krijuar nuk na mundëson përgatitjen e duhur për këtë turne, ndaj vendosëm ta shtyjmë atë”, tha Federata Franceze e Tenisit.

Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka pezulluar për 6 javë të gjitha eventet e këtij sporti. Coronavirus ka gjunjëzuar kështu një nga 4 grand slam që zhvillohen gjatë një viti në tenis. Sipas planifikimit të ri, ai do të zhvillohet dy javë pas grand slam të US Open.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat