Edhe Wimbledon drejt shtyrjes, shkaku i koronavirusit

Tenis

Edhe Wimbledon drejt shtyrjes, shkaku i koronavirusit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:49
Wimbledon

England Club ka njoftuar se se vendimin për ta mbajtur apo jo turneun grand slam Wimbledon këtë vit do të merret javën e ardhshme. Gjasat që turneu më prestigjioz në tenis të mbahet në datën tradicionale janë të pakta, shkaku i koronavirusit.

Në një komunikatë për media të mërkurën, klubi njoftoi se shtyrja dhe pezullimi i turneut, i cili është i përcaktuar të mbahet nga 29 qershori deri më 12 korrik, mund të ndodhë më gjasë për shkak të ndikimit të Covid-19.

Më parë është njoftuar se turneu nuk do të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Në fillim të këtij muaji, French Open një tjetër grand slam prestigjioz, i cili duhej të niste në maj, njoftoi se do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 4 tetor.

ATP dhe ËTA i kanë pezulluar të gjitha turnet deri më 7 qershor.

Wimbledoni është turneu i vetëm grand slam që luhet në terren me bar dhe vlerësohet si më i rëndësishmi nga vetë tenistët dhe tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat