Kompensohet me 130 milion euro!

Tenis

Kompensohet me 130 milion euro!

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:28
Kompensohet me 130 milion euro!

Drejtuesit e Uimbëlldonit do të kompensohet me rreth 130 milionë euro, pas anulimit të turneut Grand Slam në tenis këtë vit, për shkak të pandemisë së “Covid 19”.

Sipas “Daily Mail”, “All England Club”, që organizon Grand Slamin, kishte bërë marrëveshje për të siguruar këtë ngjarje të madhe nga pandemitë nga viti 2003, pas përhapjes së SARS-it dhe kishte paguar rreth 1.5 milionë euro çdo vit.

Sipas “Action Network”, shifra prej 130 milionë euro që do të kompensohet, do të ndihmojë sado pak që të mbulojë humbjet në të hyra prej afro 285 milionë euro pas anulimit të turneut të sivjetshëm.

Ndryshe kjo është hera e parë, nga Lufta e Dytë Botërore, që turneu nuk po zhvillohet në datat e caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat