Më 1 qershor do të vendoset nëse sezoni 2020 i tenisit do të vazhdojë apo jo

Tenis

Më 1 qershor do të vendoset nëse sezoni 2020 i tenisit do të vazhdojë apo jo

Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:08
Më 1 qershor do të vendoset nëse sezoni 2020 i tenisit do të vazhdojë apo jo

Pas shtyrjes së Roland Garros për në shtator dhe anullimit të Wimbledon, tenisi është në udhëkryq për sa i përket vazhdimit të sezonit 2020 për shkak të coronavirus. Përveç dy grand slam janë anulluar të gjithë turnetë Masters të pranverës, madje edhe ai i Montrealit, që zhvillohet gjatë verës në Kanada.

Për momentin është marrë një vendim që nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje deri më 13 qershor, por situata vazhdon të jetë enigmatike për gjysmën e dytë të 2020-ës.

Për pasojë, Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka vendosur që të zhvillojë një mbledhje më 1 qershor, ku do të analizojë situatën.

Pikërisht më 1 qershor do të vendoset nëse sezoni 2020 i tenisit do të vazhdojë apo jo. Aty do të mësohet edhe për fatin e turneve ATP (meshkuj) dhe WTA (femra). Duke parë situatën e rënduar në Amerikë ka gjasa që të anullohet edhe grand slam i US Open, që zhvillohet në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat