Rikardo: Veprimi që bëri Shqipëria më ka prekur shumë

Tenis

Rikardo: Veprimi që bëri Shqipëria më ka prekur shumë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:21
Rikardo

Rikardo Piati është trajner si i Novak Xhokoviç, Ivan Ljubiçiç, Rishar Gaske apo Milosh Raoniç. Në vitet e fundit 61 vjeçari i është përkushtuar Janik Sinerit, 18 vjeçari që cilësohet si talenti më premtues për të ardhmen e raketave dhe topit të gjelbër në Gadishullin Apenin.

Në një deklaratë për “Sportmediaset”, trajneri ka deklaruar se është prekur shumë nga mjekët dhe infermierët shqiptarë që janë nisur drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

I frymëzuar nga nisma e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, Piati ka deklaruar: “Mjekët dhe infermierët që Shqipëria dërgoi për të na ndihmuar në një moment kaq të vështirë përbëjnë një veprim të madh, që mua më ka prekur shumë dhe që do ta kujtoj gjithmonë.

Për të shpërblyer Shqipërinë, kam vendosur që të ftoj një grup tenistësh shqiptarë që të stërviten me ne sapo të jetë e mundur. Do të duhet të nisim një ditë dhe nuk do të harroj se kur të gjithë na kthyen shpinën, një vend i vogël mik na u gjend pranë. Kjo nuk mund të harrohet ndaj do të kontaktoj Federatën Shqiptare të tenisit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat