Rikuperimi i Federer po shkon ngadalë

Tenis

Rikuperimi i Federer po shkon ngadalë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:17
Roger Federer

Roger Federer po afrohet me fundin e karrierës.

Një nga reketet më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer, po shfaq probleme të shumta në fundin e karrierës së tij.

Së fundmi, helveti ka pësuar një dëmtim në gju, dhe ky dëmtim po del të jetë shumë serioz, sipas trajnerit të tij, Severin Luthi.

Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por që ka lënë të kuptohet se situata nuk është mjaft e mirë.

“Mund të themi se do të marrë diku deri në gjashtë javë”, ka thënë Luthi, i pyetur për dëmtimin e Federe.

Federer ka pësuar lëndim në gjurin e djathtë, më 19 shkurt. Ai planifikonte të rikthehej në Halle, në garat në bari, por nuk do të mund ta bënte një gjë të tillë edhe po të mos ishte për pandeminë.

Rikuperimi i helvetit po shkon më ngadalë sesa është menduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat