Tenisi rinis në gusht pas 5 muajsh

Tenis

Tenisi rinis në gusht pas 5 muajsh

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:22
Tenisi rinis në gusht pas 5 muajsh

Pas një pushimi 5-mujor, të detyruar për shkak të Covid-19, tenisi do të rikthehet në muajin gusht. Deri më 31 korrik të gjitha eventet zyrtare janë të pezulluara, por tashmë është çelur “drita jeshile”.

Të parat që do të zbresin në fushë janë femrat, që më 3 gusht do të luajnë në turneun e Palermos. Ndërsa për meshkujt, turneu i parë zyrtar është ai që zhvillohet në Washington, më 14 gusht.

Ndër eventet e tjera të rëndësishme të miratuara janë turneu Masters i Sinsinatit, që do të zhvillohet më 22 gusht, grand slam i US Open (31 gusht) dhe më pas dy turnetë e tjerë Masters: Ai i Madridit më 13 shtator dhe i Romës më 20 shtator.

Është konfirmuar gjithashtu që më 27 shtator do të nisë edhe grand slam i Roland Garros, në Paris. Për momentin janë konfirmuar vetëm datat dhe fakti që këto turne do të zhvillohen pa tifozë, duke zbatuar protokollet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat