Serbi që i fut hundët ku nuk duhet, i del diçka shokuese

Tenis

Serbi që i fut hundët ku nuk duhet, i del diçka shokuese

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:38
Serbi që i fut hundët ku nuk duhet, i del diçka shokuese ​​​​​​​

Serbi që i fut hundët ku nuk duhet, i del diçka shokuese​​​​​​.

Nacionalisti serb del pozitiv por të cilit duhet t'i ndalohet shkuarja në shtetet e ndryshme. Novak Gjokoviqi njihet si provokues i madh edhe ndaj Republikës së Kosovës dhe shumë herë i fut hundët aty ku nuk duhet. 

Tenisti serb  ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas një testi të kryer orët e fundit. Ai është tenisti i katërt që del pozitiv me koronavirus gjatë 48 orëve të fundit, duke shtuar ankthin rreth të ardhmes së këtij sporti.

Gjokoviqi ishte organizator dhe pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour” të zhvilluar fillimisht në Beograd (Serbi) e më pas në Zara (Kroaci) . Nga ky turne kanë dalë pozitiv edhe bullgari Grigor Dimitrov, kroati Borna Çoriç dhe serbi tjetër Viktor Troicki.

Tenisti aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd. Fillimisht ai refuzoi të kryejë tamponin, por duke parë rastet e pozitivitetit të kolegëve të tij u detyrua ta bëjë atë. Përveç Gjokoviq pozitiv ka rezultuar edhe përgatitësi i tij fizik Marco Panichi si dhe trajneri i Dimitrov, Kristijan Groh.

Pozitive ka dalë dhe bashkëshortja e Djokovic, Jelena, ndërsa fëmijët e tyre kanë rezultuar negativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat