Grand Slam i US Open fillon më 31 gusht

Tenis

Grand Slam i US Open fillon më 31 gusht

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:44
Grand Slam i US Open fillon më 31 gusht

Grand Slam i US Open, që do të nisë më 31 gusht, do të zhvillohet më dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve, për shkak të koronavirus. Për tenisten 16-vjeçare amerikane Coco Gauff, që sezonin e kaluar ka befasuar me paraqitjet e saj, duke mundur disa nga tenistet më të mira në botë, ky është një lajm i mirë.

“Kam vetëm një vit që luaj me profesionistët dhe ende nuk jam mësuar me tifozët.

Vij nga eksperienca me kategorinë junior, ku gjithnjë ka patur pak publik, ndaj për mua është njësoj si më parë. Më parë më ndiqnin vetëm familjarët e mi, ndaj ky turne me dyer të mbyllura mund të jetë avantazh për mua”, tha Gauff.

“Me apo pa tifozë jam gati të rikthehem në fushë, të udhëtoj dhe të luaj. Preferoj më shumë të udhëtoj se sa të rri mbyllur në shtëpi”, tha tenistja 16-vjeçare amerikane Coco Gauff, e konsideruar si e ardhmja e tenisit botëror për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat