Befason 'Roland Garros', hap dyert për tifozët

Tenis

Befason 'Roland Garros', hap dyert për tifozët

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:42
Befason 'Roland Garros', hap dyert për tifozët'Roland Garros', hap dyert për tifozët

Organizatorët e grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè, kanë bërë publike disa nga masat që do të marrin gjatë organizimit të turneut parizien. Ky turne, i shtyrë për shkak të koronavirus, do të nisë më datën 27 shtator, dy javë pas përfundimit të US Open.

Turneu parashikohet të zhvillohet me tifozë, por stadiumi do të mbushet vetëm me 60% të kapacitetit të tij. Maksimumi 4 persona mund të ulen pranë njëri-tjetrit në stadiumet e mëdhenj, por duke mbajtur nga një karrige bosh mes grupeve. Ndërsa në stadiumet e vegjël, një nga dy karriget do të jetë bosh.

Një vendim disi surprizë ky i organizatorëve për të lejuar tifozët, ndërkohë që US Open do të zhvillohet pa spektatorë. Ndërsa grand slam i Wimbledon u anullua për shkak të pandemisë së Covid-19.

Stadiumi kryesor i Roland Garros, fusha që mban emrin “Philippe Chatrier”, ka një kapacitet prej 15,500 vendesh, por me rregullin e ri aty do të jenë vetëm 9000 tifozë. Biletat do të dalin në shitje në fillim të shtatorit. Vjet, Roland Garros regjistroi rekordin e 520 mijë tifozëve përgjatë gjithë turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat