Paralajmërimi i Federer

Tenis

Paralajmërimi i Federer

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:46
Paralajmërimi i Federer

Roger Federer pranon se është shumë pranë tërheqjes nga sporti i tenisit. Vitet kalojnë me shpejtësi dhe pas një muaji, më saktë në 8 gusht fituesi i 20 trofeve Slam do të festojë 39-vjetorin, megjithatë pavarësisht moshës veterani zviceran vazhdon të mbahet mirë në aspektin fizik.

Tenisti helvet shpjegoi së fundmi se momenti i tërheqjes është pranë dhe shumë shpejt do të largohet përfundimisht nga ky sport, megjithatë Federeri pranoi se i mungojnë së tepërmi ndeshjet dhe aktivitetet e ndryshme tenistike.

Veterani nga Bazeli është i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet pjesëmarrja nëpër aktivitete të ndryshme në një moshë të tillë, për më tepër kompetitiviteti është shtuar ndjeshëm dhe përveç rivalitetit me dyshen Nadal – Gjokoviq tani do të jetë shumë e vështirë për t’u matur vazhdimisht me emra të tillë si:

Dominic Thiem, Daniil Medvedev, Stefanos Tsitsipas, Alexander Zverev, Grigor Dimitrov, Kei Nishikori, Milos Raonic apo Nick Kyrgios, në një kohë kur janë rritur ndjeshëm si nivel dhe janë përmirësuar vërtet shumë edhe tenistë të tillë si Matteo Berrettini, Felix Auger – Aliassime, Borna Coric, Andrey Rublev, Karen Khachanov, Denis Shapovalov apo dhe 18-vjecari italian Jannik Sinner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat