Nadal nuk merr pjesë në ‘US Open’

Tenis

Nadal nuk merr pjesë në ‘US Open’

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:11
Rafael Nadal

Tenisti numër 2 në ranglistën botërore, spanjolli Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në grand slamin US Open, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti spanjoll, i cili ka zbuluar se frika nga koronavirusi e ka shtyrë të tërhiqet nga pjesëmarrja në këtë garë.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në US Open këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Twitter.

Kujtojmë se përveç Nadalit, në këtë grand slam nuk do të marrë pjesë as zvicerani, Roger Federer, i cili është operuar dhe nuk do të mund të luajë deri në fillim të vitit tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat