Mungojnë Federer e Nadal, US Open ftesë ish-kampionëve për të luajtur - Bota Sot
Mungojnë Federer e Nadal, US Open ftesë ish-kampionëve për të luajtur

Tenis

Mungojnë Federer e Nadal, US Open ftesë ish-kampionëve për të luajtur

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:39
Federer e Nadal

Mjaft nga yjet e tenisit kanë konfirmuar se do të mungojnë në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork. Shkaku kryesor është pandemia e Covid-19, që ka gjunjëzuar botën dhe sportin.

Tenistët refuzojnë të udhëtojnë drejt Amerikës nga frika e infektimit. Gjithsesi, organizatorët e US Open po marrin masat që të sjellin në këtë turne sa më shumë yje të tjerë të këtij sporti.

Orët e fundit mësohet se US Open u ka dërguar nga një ftesë dy ish-fituesve të këtij turneu, britanikut Andy Murray dhe belges Kim Clijsters.

Të dy nuk luajnë prej kohësh, por kanë rinisur stërvitjet dhe synojnë të rikthehen sa më shpejt në fushë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat