Serena fiton sfidën e familjes ndaj Venus

Tenis

Serena fiton sfidën e familjes ndaj Venus

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:47
Serena fiton sfidën e familjes ndaj Venus

Serena fiton sfidën e familjes ndaj Venus.

Serena Williams fitoi 2:1 ndaj motrës së saj më të madhe Venus Williams në turneun e Lexington që po zhvillohet në Amerikë. Motra e vogël e familjes fitoi sfidën nr.31 mes tyre, duke udhëhequr 19-12 ndaj Venus në përballjet direkte.

Një sfidë e vërtetë, që zgjati 2 orë e 21 minuta, me Venus që fitoi 6-3 setin e parë. Më pas erdhi përmbysja e Serena, që fitoi 6-3, 6-4 dy setet tjera, duke avancuar në çerekfinalet e turneut të Lexington.

Në fazën çerekfinale avancon edhe vogëlushja amerikane Cori Gauff, 17-vjeçe, që mposhti 2-1 numrin 11 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka. Ky turne i paraprin grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat