Pa befasi nis turneu

Tenis

Pa befasi nis turneu

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:28
Pa befasi nis turneu

Në Nju Jork ka nisur grand slam i US Open në tenis, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të parë në të dyja kategoritë. Turneu luhet pa tifozë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Te meshkujt, spikatin edhe fitoret e kanadezit Denis Shapovalov (3-1 ndaj S.Korda), grekut Stefanos Tsitsipas (3-0 ndaj A.Ramos), spanjollit Carreno Busta (3-2 ndaj Y.Uchiama) dhe britanikut Kyle Edmund (3-1 ndaj A.Bublik).

Pa befasi nis ky turne edhe te femrat, ku debuton me fitore tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-1 (67-2, 5-7, 7-2) patrioten e saj M.Doi. Në raundin e dytë shkon edhe çekja Karolina Pliskova, numri 2 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-0) ukrainasen A.Kalinina.

Në ndeshjet e tjera për femra, nuk zhgënjen tenistja gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-0 A.Tomljanovic. Surpriza e madhe e këtij raundi të parë është eliminimi i amerikanes Cori Gauff, vogëlushja 17-vjeçare, që u mund 2-1 nga estonezja Anastasija Sevastova (6-3, 5-7, 6-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat