Rrëfimi tronditës i sportistes: Jam me kancer, do të bëj...

Tenis

Rrëfimi tronditës i sportistes: Jam me kancer, do të bëj...

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:54
Navarro

Sporti i tenisit është tronditur nga rrëfimi i tenistes spanjolle Carla Suarez Navarro.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, tenistja 31-vjeçare, ka bërë me dije se është diagnostikuar me kancer.

Ajo konfirmon se do të nisë kimioterapinë, e cila do të zgjasë 6 muaj. Navarro, ish-numri 6 në botë, kishte programuar të tërhiqej nga sporti në fund të këtij viti, por tashmë ka “varur raketën” më herët për shkak të sëmundjes.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju bëj me dije se pak ditë më parë u diagnostikova me linfomën e Hodgkin. Duhet të bëj 6 muaj kimioterapi. Për momentin jam mirë, e qetë dhe e gatshme të përballem me çfarëdo situate që të më dalë përpara”, tha Navarro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat