Çfarë mendon Murray?

Tenis

Çfarë mendon Murray?

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 19:09
Çfarë mendon Murray?

Andy Murray mendon se fitimi i një tjetër titulli të madh Slam mbetet një mision tepër i vështirë, në këtë fazë përmbyllëse të karrierës. Pas eliminimit në US Open tenisti britanik u shfaq shumë i zhgënjyer dhe 33-vjecari skocez shpjegoi se gjërat kanë ndryshuar dhe tani për të është pothuajse e pamundur për të fituar një tjetër trofe, përsa i përket turneve të Grand Slam-it. Të premten në të gdhirë veterani britanik u eliminua në New York nga një tenist 13 vjet më i ri.

Në turin e dytë të edicionit të 140 të Slam-it Amerikan, Murray u paraqit në Stadiumin Arthur Ashe me 3 trofe të mëdhenj, ndërsa në krahun tjetër të rrjetës zbriti numri 21 I botës, kanadezi Felix Auger – Aliassime, që krenohej me vetëm tre ndeshje të fituara gjithsej në katër turnetë Slam.

Tenisti me origjinë nga Togo ishte I papërmbajtshëm dhe u tregua i pamëshirshëm, teksa prodhoi 24 ace dhe plot 52 goditje fituese, duke mos I dhënë asnjë mundësi për break tenistit skocez, ndërsa në anën tjetër numri 115 i klasifikimit të përgjithshëm ATP u tregua tepër pasiv dhe e përfundoi takimin me 9 goditje fituese dhe 20 gabime.

Në fundin e ndeshjes për mikrofonin e ish-tenistit Brad Gilbert Auger – Aliassime kujtoi se në vitin 2011 kur e vizitoi për herë të parë Kompleksin Billie Jean King, në Flushing Meadows në moshën 11-vjecare u ul për të parë ndeshjen Andy Murray – Feliciano Lopez, ndërsa tani nëntë vjet më vonë vijoi fjalën e tij tenisti tepër i talentuar kanadez ngjan si një çmenduri, që jo vetëm zbriti për t’u përballur në fushën qendrore në US Open ndaj Andy-t por gjithashtu ishte edhe në gjendje për ta mposhtur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat