Marre të koftë! A goditet femra, a je normal Gjoko?

Tenis

Marre të koftë! A goditet femra, a je normal Gjoko?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2020 Në ora: 23:32
Marre të koftë! A goditet femra, a jeni normal Gjokoviq?

Nuk është për t’u çuditur gjesti i tenistit serb Novak Gjokoviqi, kur merren parasysh edhe budallaqet e tija të para disa javëve, kur në profilin e tij ka postuar edhe foto e video nacionaliste kundër shqiptarëve.

Gjesti i tij në turneun US Open tregon fytyrën e tij, tregon sojin e tij, ky sportist duhet përjashtuar nga tenisi! Gjokoviq sot u diskualifikua nga turneu por për këtë gjest duhet dënuar rëndë! 

Ai e godit me top gjyqtaren dhe e cila bie në tokë. (Mund ta shikoni në video nga minuta 5.00)

Faktikisht, ai e goditi gjyqtaren femër në fyt dhe ajo u rrëzua në dysheme. 

Image

Pas një diskutimi 10-minutësh, Gjokoviq u përjashtua nga turneu.

Numri një në botë, e bëri një gjest të turpshëm, derisa luante kundër spanjollit Pablo Carreno Busta.
Serbi 33 – vjeçar u tërbua dhe me një veprim të pakontrolluar me top e goditi gjyqtaren.
Marre të koftë! A goditet femra me top, a jeni normal, Gjokoviq? Turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat