Kjo do jetë gjoba që do paguajë tenisti serb Novak Djokovic për sjellje jo-sportive

Tenis

Kjo do jetë gjoba që do paguajë tenisti serb Novak Djokovic për sjellje jo-sportive

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Organizatorët e turneut US Open në New York e gjobitën tenistin serb, Novak Djokovic me 267,500 dollarë për sjellje jo-sportive pasi ai goditi aksidentalisht me top një gjyqtare.

Incidenti ndodhi më 6 shtator, kur tenisti i parë në botë goditi gjyqtaren në qafë me një top pasi ai humbi një lojë.

Djokovic, më pas kërkoi falje duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.

Tenisti numër një në botë u diskualifikua në rrethin e katërt të ndeshjes me spanjollin Pablo Carreno Busta, për shkak të incidentit.

“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh”, tha Djokovic përmes një postimi në Instagram.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar stres të tillë [gjyqtares]”, shtoi ai.

Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit të Gjokoviqit, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa i përket diskualifikimit, duhet të punoj në zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen time si lojtar dhe si qenie njerëzore”, tha Gjokoviq.

Turneu i tenisit US Open 2020 ka nisur javën e kaluar në New York.

Open zhvillohet pa spektatorë në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat