Serena Williams dorëzohet sërish, Azarenka dhe Osaka në finalen e US Open

Tenis

Serena Williams dorëzohet sërish, Azarenka dhe Osaka në finalen e US Open

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:18
Serena Williams, Victoria Azarenka

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka dhe ajo japoneze Naomi Osaka janë dy finalistet e grand slam të US Open. ky turne po zhvillohet në Nju Jork pa tifozë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Fitore surprizë e Azarenka, që mposhti 2-1 (1-6, 6-3, 6-3) në gjysmëfinale tenisten amerikane Serena Williams, që konsiderohej si favoritja kryesore e këtij turneu.

Serena e nisi mirë ndeshjen, duke fituar lehtësi setin e parë. Gjithsesi, më pas erdhi përmbysja e Azarenka, që tregoi formë më të mirë dhe fitoi dy setet e tjera dhe shkon për herë të tretë në finale e US Open, turne që nuk e ka fituar asnjëherë (2012 dhe 2023 ka fituar Australian Open).

Përballë bjelloruses është tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese e këtij turneu në vitin 2018.

Osaka mundi 2-1 në gjysmëfinale rivalen amerikane Jennifer Brady (7-6, 3-6, 6-3). Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, ndërsa në të tretin japonezja pati epërsi në fushë dhe e meritoi fitoren (në vitin 2019 ka fituar edhe Australian Open).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat