Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj eliminon tenstien ruse

Tenis

Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj eliminon tenstien ruse

Nga: F. B. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 20:16
Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj

Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj ka bërë një hap të madh duke triumfuar ndaj tenistes ruse Lebedeva duke kaluar në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar të Tenisit ITF National Sport Park Open U-18 , që po zhvillohet në Tiranë

Pas fitores në turneun Ndërkombëtare të mbajtu ditë më parë në Pejë, tenistja mitrovicase me të ardhme të sigurt Vesa Gjinaj ka vazhduar me sukses rrugëtimin e saj drejt kalitjes dhe sukseseve të reja në sportin e bardhë.

Kështu ajo sot ka zhvilluar një duel mjaft të fortë ndaj tenistes ruse Sofiya Lebedeva që ishte edhe bartësja e katërtë e Turneut Ndërkombëtar të Tenisit ITF National Sport Park Open U-18 që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.

Tenistja Gjinaj ka dominuar fillim e mbarim këtë duel që ka përfunduar me rezultat bindës 2:0 për tenisten mitrovicase, që lejoi rusen të fitoi vetëm 2 përkatësisht 3 gema në dy seta.

Vesa GJINAJ (KOS) vs SOFIYA Lebedeva (RUS) 2:0 (6:2 6:3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat