Cungu fitues i Dielli TEB Open

Tenis

Cungu fitues i Dielli TEB Open

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:44
Cungu fitues i Dielli TEB Open

Tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu është kampioni më i ri i turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2020.

Ai në finale mposhti tenistin nga Maqedonia e Veriut, Shëndrit Deari me rezultatin 6:3, 7:5 në sete.

Ky ishte edicioni i 20-të i turneut më të njohur të tenisit në Kosovë. Turneu u zhvillua në terrenet e tenisit në Pishinën e Gërmisë.

Dielli TEB Open 2020, i përkrahur nga Banka TEB, komuna e Prishtinës  dhe Federata e tenisit e Kosovës u zhvillua sipas protokolit të kujdesit të shtuar të shëndetësisë̈ së Kosovës dhe Federatës evropiane të tenisit ndaj pandemisë botërore të shkaktuar nga virusi COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat