Tenisti hedh në gjyq turneun

Tenis

Tenisti hedh në gjyq turneun

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:11
Tenisti hedh në gjyq turneun

Në gusht të këtij viti, tenisti spanjoll Fernando Verdasco doli pozitiv me Covid-19, gjatë një testi të kryer nga organizatorët e Roland Garros. Për pasojë, ai nuk u lejua të marrë pjesë në grand slam e Roland Garros, që nisi një muaj më vonë.

Verdasco u shpreh se kjo situatë ishte një fyerje për të, duke i shkaktuar probleme si në aspektin personal ashtu dhe atë profesional. Ndaj, ai ka vendosur të hedhë në gjyq turneun francez.

Ai u ka paraqitur organizatorëve të turneut parizien testet e fundit, ku kishte dalë negativ. “Nuk është çështje financiare, por një dëm që të vret në shpirt. Nuk e di nëse do të luaj më këtë vit, pasi kjo ngjarje të heq dëshirën për gjithçka”, tha Verdasco.

“Ky vendim i Roland Garros, për të mos më lejuar të luaj, është fyes. Nuk pranuan të më bëjnë asnjë test tjetër, për të konfirmuar se jam negativ. Kjo gjë të dhëmb në shpirt”, tha Verdasco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat