Nadal poshtëron Gjokoviqin

Tenis

Nadal poshtëron Gjokoviqin

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:06
Nadal poshtëron Gjokoviqin

Rafael Nadal ka fituar në finale të French Open..

Spanjolli 34 vjeçar ka poshtëruar me lojë e rezultat në finale të Roland Garrosit, Novak Gjokoviqin duke u shpallur kampion për herë të 13-të në këtë Grand Slam.

Nadal, i cili konfirmoi edhe njëherë statusin si “Mbreti i rërës” fitoi 3:0 në sete (6:0, 6:2, 7:5.

Një rezultat i tillë që ndodhi në setin e parë (6-0), nuk i kishte ndodhur asnjëherë Gjokoviqit në histori të Grand Slameve.

Ky ishte dueli i 56-të mes dy tenistëve më të mirë në botë, njëherit takimi më i luajtur në histori të sportit.

Nadal kalon në epërsi ndaj Djokovicit në finalet e Grand Slameve, ku triumfi në Paris e sheh atë në epërsi (5-4) ndaj serbit 33 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat