Në Ferizaj, përurohet fusha e tenisit! Ja sa kushtoi

Tenis

Në Ferizaj, përurohet fusha e tenisit! Ja sa kushtoi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:16
Në Ferizaj, përurohet fusha e tenisit! Ja sa kushtoi

Ferizaj bëhet me fusha të tenisit. Kjo u mundësua me investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt infrastrukturor fizik u përurua sot dhe në të u investuan rreth 100 mijë euro.

Në ceremoninë e përurimit të terreneve të tenisit mori pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.

Me këtë rast, ministrja tha se, ky investim është i rëndësishëm për tenistët e tenistet e  Ferizajt dhe në përgjithësi të Kosovës, ngase tashmë ky sport është i ndërkombëtarizuar dhe se në Kosovë po zhvillohen edhe gara ndërkombëtare, siç ishte rasti i garave evropiane që janë mbajtur javën e kaluar në Pejë, në tenis.

“Shumë të lumtur që sot njëkohësisht përuruam kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital i MKRS-së, respektivisht i Qeverisë së Kosovës me rreth 100 mijë euro. Kemi tenistë të talentuar dhe me këtë investim të ministrisë u kemi krijuar hapësirë këtyre sportistëve që të kultivojnë talentin e tyre”, u shpreh mes tjerash ministrja.

Po ashtu, ministrja Dumoshi e kryetari Aliu, bashkë me aktorët e teatrit të qytetit, vunë gurthemelin e Qendrës Multifunksionale, objekt unik në të cilin do të përfshihen pallati i kulturës, galeria e artit, teatri dhe muzeu i këtij qyteti, projekt në të cilin do të investojë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat