Federer: Po kthehem në janar

Tenis

Federer: Po kthehem në janar

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Roger FedererRoger Federer

Një nga emrat më të mëdhenj në tenisin botëror, zvicerani Roger Federer, njoftoi se pas një kohe të gjatë është e mundur të rikthehet në fushat e tenisit

Zvicerani njoftoi se ai pret të shërohet nga lëndimi në fillim të janarit të vitit 2021.

“Shpresoj të jem në gjendje të kthehem në fushë në janar”, ka deklaruar Federer.

“Ndihem mirë, jam i shëndetshëm, të gjithë në familjen time janë të shëndetshëm”.

“Jam në humor të mirë, ndjej progres. Ndoshta jo nga dita në ditë, por nga java në javë me siguri. Është një progres i mirë. Unë kam qenë në fushë tenisi javën e kaluar, për herë të parë që nga shkurti. Është inkurajuese, unë punoj sa më shumë që mundem ose aq sa ma lejon gjuri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat