Nadal rrëfen historinë prekëse

Tenis

Nadal rrëfen historinë prekëse

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Nadal rrëfen historinë prekëse

Rafael Nadal është një nga tenistët më të mirë në histori, por në moshën 19 vjeçare karriera e tij u vu në pikëpyetje.

Nadal fitoi trofeun e tij të parë në Roland Garros në 2005, por problemet me këmbën e majtë i shkaktuan atij probleme të mëdha.

"Sapo fitova trofeun tim të parë në Roland Garros, më thanë se nuk do të mund të luaj më tenis për shkak të një deformimi në këmbën time të majtë. Dhimbja ishte aq e fortë saqë u detyrova të ulesha në mes të fushës dhe të godisja topin. Në fund, unë arrita të dilja jashtë", tha Rafa.

Rafa gjithashtu foli për rivalitetin me Federer.

"Për mua, ky është një nga rivalitetet më të mëdha dhe më të vërteta në histori. Ai është miku im. Rivaliteti është i mirë për tenisin, ne të dy luftojmë gjithë jetën dhe në një farë mënyre jemi të ngjashëm", tha tenisti spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat