Williams ka mbyllur para kohe sezonin

Tenis

Williams ka mbyllur para kohe sezonin

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 11:54
Williams ka mbyllur para kohe sezonin

Tenistja amerikane Serena Williams ka mbyllur para kohe sezonin, për shkak të disa problemeve fizike.

Ato duken të pranueshme duke parë moshën e saj, 39 vjeçe. Gjithsesi, “pantera e zezë” nuk ka ndërmend të largohet nga sporti.

“Zakonisht nuk e festoj ditëlindjen, pasi dua ta harroj moshën dhe të vazhdoj të luaj tenis për shumë kohë. Fillimisht nuk e kisha menduar se do të luaja tenis në këtë moshë, por nuk ndihem se jam 39-vjeçare”, tha Serena Williams.

Duke folur për të ardhmen, shtoi: “Nuk e di kur do të vijë momenti për t’u ndalur. Aktualisht argëtohem duke luajtur. Kur ta ndjej që ky është fundi, do të largohem”, tha Serena, prej vitesh në kërkim të triumfit nr.24 në një grand slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat