Shitet për shumën rekord

Tenis

Shitet për shumën rekord

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Shitet për shumën rekord

Në vitin 2011, në finalen e grand slam të Roland Garros u përballën mes tyre tenisti zviceran Roger Federer dhe ai spanjoll Rafael Nadal.

Një ndeshje e fituar nga Nadal 3-1 (7-5, 7-6, 5-7, 6-1), që asokohe korri suksesin e 6-të në turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè.

Kompania “Golden Austions” ka shitur së fundi në një ankand raketën që ka përdorur në atë finale Federer. Raketa e markës “Wilson Six One” përdorur nga zvicerani në atë finale ndaj Nadal u shit për shifrën rekord të 55 mijë dollarëve.

Asnjë raketë tenisi nuk ishte shitur kaq shtrenjtë më parë. Rekordi i mëparshëm ishte ai i 32 mijë dollarëve, një raketë e përdorur nga Fred Perry në Wimbledon në vitin 1934.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat