Në Londër luhen “ATP Finals”

Tenis

Në Londër luhen “ATP Finals”

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:10
Në Londër luhen “ATP Finals”

Këtë fundjavë, në Londër, do të zhvillohet turneu i fundit sezonal për meshkuj në tenis, “ATP Finales”, ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë. Natyrisht që do të mungojë Roger Federer, numri 5 në botë, dhe në vendin e tij do të jetë argjentinasi Diego Schwartzman.

Organizatorët e turneut kanë zbuluar sot shortin e turneut, ku 8 tenistët do të ndahen në dy grupe. Njëri grup është quajtur “Tokio 1970” dhe në të janë tenistët Novak Djokovic, Daniil Medvededv, Alexander Zverev dhe Diego Schwartzman.

Grupi tjetër është quajtur “Londër 2020” dhe në të janë tenistët Rafael Nadal, Dominic Thiem, Stefanos Tsitsipas dhe Andrey Rublev. Në gjysmëfinale shkojnë dy tenistët e parë të çdo grupi. Greku Tsitsipas është tenisti që fitoi vjet këto finale.

Natyrisht që turneu do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ndeshjet luhen në fushat e shpejta me çement.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat