Dominic Thiem gjunjëzon Gjokoviqin

Tenis

Dominic Thiem gjunjëzon Gjokoviqin

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:01
Dominic Thiem gjunjëzon Gjokoviqin

Tenisti austriak Dominic Thiem, numri 3 në botë për meshkuj, është finalisti i parë i turneut “Atp Finals” që po zhvillohet në Londër.

Thiem mundi 2:1 (7:5, 6:7, 7:6) në gjysmëfinale numrin 1 në botë, Novak Gjokoviqin.

Një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan deri në fund për fitore. Madje dy sete u vendosën në “tie break”.

Thiem, në finale, do të përballet me fituesin që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër, ajo mes spanjollit Rafael Nadal dhe rusit Daniil Medvedev.

Në këtë turne morën pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat