Tenistët stërvitje

Tenis

Tenistët stërvitje

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Tenistët stërvitje

Qeveria australiane dhe Federata Australiane e Tenisit janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje për të evituar shtyrjen e grand slam-it të Australian Open, që nis më 18 janar në Melburn.

Tenistët do të respektojnë rregullat anti-Covid që ka vendosur qeveria australiane, që detyron të gjithë personat e huaj që vijnë në këtë shtet për të qëndruar 14 ditë në karantinë. Nga ana tjetër, tenistët do të lejohet të stërviten në mjediset e përcaktuara, duke “thyer” karantinën vetëm për stërvitje.

Të gjithë ata tenistë që do të prishin këtë marrëveshje do të skualifikohen dhe përjashtohen nga Australia.

Gjithsesi, kjo marrëveshje ende nuk është zyrtarizuar nga palët, por duket se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, për të evituar një shtyrje të eventit të madh të sportit të tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat